Gjatë s fidës “Loja e memories”, Amos Zaharia ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij personale. Duke folur për vuajtjen e parë të dashurisë, Amos u shpreh se ka kaluar 6 vite shumë të vështira.
“23-24 vjeç kam vuajtur shumë, sepse kam qenë vërtetë marrëzisht i dashuruar por në kuptimin më të keq të fjalës.
Dashuroja duke qenë i paplotë dhe ajo ishte gjëja që më plotësonte. E kur u shkëput nga jeta ime, unë kam kaluar një 6-vjeçar shumë tro ndi tës për mua sepse nuk arrita dot ta përballoja mirë, ju ktheva alk oolit, ju ktheva subst ancave e gjërave të tilla.
Megjithatë arrita ta kaloja dhe më mësoi shumë se si realisht njeriu duhet të dashurojë”, tregoi Amos.