Rozë

Djali nga Amerika tha hapur se e pëlqen Tean, reagon Andi: Mos u mërzit se ta rregullon lali ty





Ditën e djeshme pati hyrje të reja në emisionin “PërPuthen”. Por njëri prej tyre ra më tepër në sy për shkak të debateve dhe deklaratave që bëri.

 

Bëhet fjalë për Andi Artanin, i cili është 24 vjeç dhe është shqiptar i Kosovës por që ka lindur në Brooklyn, ndërsa jeton në New York. Sapo hyri Andi deklaroi se kishte një pëlqim ndaj Teas e cila tanimë është shprehur se do vazhdojê njohjen me Andin e parë, por kjo nuk ka shumë rëndësi për djalin që vjen nga Amerika pasi është në gjendje t’i fitojë zemrën asaj me çdo kusht.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh Andi 1 mungon në emision dhe ende nuk ka pranuar t’i bashkohet pjesës tjetër të konkurrentëve. Por duket se deklaratat e djalit të ri e kanë ‘vënë në lëvizje’ Andin i cili shprehet se do i rregullojë vetë këto muhabete. Gjatë një video live në Instgram, Andi tha se çdo gjë kontrollohet kollaj.

Pjesë nga live:

Çdo gjë kontorllohet fort kollaj. Hahahah sa do vin e do ikin ashtu. Grupi pa merak se i zgjidh lali kto muhabete mos u shqetësoni ju.





MË TË LEXUARAT

To Top