Fëmija i dytë i Kledi Kadiut dhe Charlotte Lazzari ka mbushur një vjeç dhe balerini i ka kushtuar një mendim dashurie në rrjetet sociale.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar xhiron tënde të parë rreth diellit. Ti jeni çudia jonë, urime ditëlindjen Sam urai i vogël i madh”, ka shkruar ai në Instagram.
Në postim balerini i është referuar një lu ftëtari sepse Gabrieli i vogël është i sëmurë që në lindje dhe ka qenë vetë ai që e ka treguar këtë gjë kohë më parë.
“Në 13 ditë pas lindjes, Gabriel shfaqi ethe dhe kon vulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse: me ningo-en cefaliti”, shpjegoi ai.
Shumë personazhe të show bizzit dhe kolegë të Kledit komentuan postimin e urimin për Gabrielin. Kadiu ka publikuar edhe një video prekëse me momentet më të bukura të vitit të parë të jetës së foshnjës së tij: nga lindja deri tek loja me motrën e tij të vogël.
Çifti, i cili u martua në vitin 2018, ka edhe një vajzë tjetër, Lea, e lindur në vitin 2016. Kledi Kadiu është një nga balerinët më të famshëm shqiptarë në Itali.