I rrethuar nga kamerat, por pa harruar dhe kujdesur deri në fund për klientin e tij. E kemi fjalën për avokatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Maks Haxhiaj, i cili, teksa ishte gati për të dhënë një deklaratë për mediat, kërkon nga një tjetër person që të dërgojë dy paketa me cigare brenda, duke nënkuptuar se janë për ish-ministrin.
Ajo që ndodhi më pas, ishte një deklaratë nga Haxhiaj, i cili e cilësoi si të paligjshëm vendimin e dhënë ndaj klientit të tij, me 3.4 vite burg dhe shtoi se nga ky vendim ka persona që kënaqen. Ai tha ndër të tjera, se do kërkojnë rekursin në Gjykatën e Lartë.
Max Haxhiaj: Pritshmëria që kishte opinion shqiptar le të quhet i përmbushur. kjo gjykatë bëri atë që nuk mund të bëhej nga pikëpamja juridike. Kur flas për kënaqje flas për misionin e drejtësisë. Shpërdorimi i detyrës nuk është në juridiksionin e kësaj gjykate.
Vendosja në planin e deklarimit fajtor dhe dënimit me 3 vite e 4 muaj përfundimisht, ishte e papritur jo në aspektin që na çuditi, por ishte non sens juridik. Pezullimi ka të tjera kritere. Nuk e di si do e justifikojë gjykata një vendim të tillë. Ky vendim ishte vendim për të kënaqur.
Paramendimin në këtë vendim ka të bëjë me faktin që na bën optimist dhe i tremben pafajësisë në gjykatë të Lartë. Duhet të pyesim gjyqtarët se përse e bënë. Nuk mund të them ekzaktësisht, por duke parë këtë vendim të pa justifikuar nga pikëpamja e shkaqeve dhe përse duhej hequr aplikimi i nenit 59, i ka të gjitha brenda. Saimir Tahiri i kishte të gjitha mundësitë edhe të mos vinte. Kishte edhe njerëz që të mos paraqitej. Por ai tregoi disponueshmëri.