Prej pak ditësh, në rrjet po qarkullojnë zëra se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë.
Shkak është bërë një koment nga blogerja e njohur, Vjosa Muriqi, e cila publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë lajmin se është shtatzënë për herë të tretë.
Në këtë postim, Xhensila Myrtezaj e uroi mikeshën e saj për pritjen e ëmbël.
“Urime zemër”, i shkroi këngëtarja Vjosës. Ndërkohë, kjo e fundit iu përgjigj: “Urime edhe ty!”, duke treguar se Xhensila mund të jetë në pritje të ëmbël. Gjithsesi deri më tani akoma nuk ka asnjë reagim nga dyshja.