Tuna dhe Patrisi janë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët janë prindër të një djali që quhet Tian.
Por së fundmi, është duke u përfolur se dyshja do të bëhen prindër për herë të dytë. Shkak i këtyre aludimeve është bërë një video e këngëtares së njohur.
Ajo ka organizuar një koncert së fundmi dhe është shfaqur e veshur me një fustan të ngushtë. Por në këtë video, shihet se barku i Tunës është më i rrumbullakosur se zakonisht.
Si rezultat, kanë nisur fjalët se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël. Por Tuna ende nuk ka reaguar ndaj këtyre fjalëve.