Igli Zarka është konkurrenti më i ri që i është bashkuar mbrëmjen e sotme shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’.
Ai është aktor dhe pedagog në Universitetin e Tiranës. Zarka ka vetëm një kërkesë për ‘Vëllain e Madh’: Brenda shtëpisë të ruajë dinjitetin!
“Mendoj se situatën brenda shtëpisë do ti menaxhoj si të vijnë. Brenda Big Brother mendoj se do më mungoj qeni. Nuk mendoj se mund të ketë miqësi aty brenda, ka aleanca. Asnjë nga konkurrentët s’do e linte vendin e tij për mua. Do doja që brenda shtëpisë të kisha dinjitetin”, tha ai në klipin prezantues.
Karakteri i tij pritet që t’i trazojë pak ujërat mes banorëve në atë shtëpi. Ai njihet shumë për rolin e tij ku doli pa rroba në trup.