Moderatori i njohur, Arian Çani ka vendosur të hapë një profil në Tik Tok, pavarësisht se nuk i pëlqen dhe aq rrjetet sociale. Me kërkesën e të bijës, Çani ka vendosur të bëjë video nga përditshmëria, duke e parë kështu moderatorin edhe në jetën e tij private.
Në dy videot e para që ka publikuar, moderatori shfaqet me të bijën, Joanën, e cila qesh me të atin dhe batutat e tij.
“Unë s’marr vesh nga rrjetet sociale dhe Joana sapo më tha duhet të bësh një video ta hedhësh në TikTok se ke vetëm 5 abonentë”, është shprehur Çani.
Ndërsa në videon e dytë ai bisedon me Joanën se çfarë emri do i vendosin qenushit që do të marrin.