Lajme

Do drejtojë një vend me ekonomi në rënie/ Njihuni me kryeministren e Anglisë

Kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe është shpallur zyrtarisht Liz Truss , e cila ka fituar garën Rishi Sunak t’u bërë lider i Partisë Konservatore.

Truss, aktualisht Sekretare e Jashtme, ajo ka marrë detyrën si kryeministre e Britanisë, teksa Boris Johnson do të largohet nga detyra.

Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak, ndërsa sot Liz Truss u shpall gjithashtu liderja e re e konservatorëve.

Truss po trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve. Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.

MË TË LEXUARAT

To Top