Lajme

Do duhen dy vite/ Inteligjenca që parashikoi pushtimin e Ukrainës, tregon në detaje si do të rrëzohet Putini nga 6 njerëz

Vladimir Putin do të rrëz ohet në një “grusht shteti nga pallati”, i organizuar nga rrethi i tij i brendshëm brenda dy viteve, sipas analizave të fundit nga inteligjenca “Dragonfly”.

“Perderisa l ufta në Ukrainë po zvarritet dhe sanksionet po rriten, edhe miqtë e tiranit rus do ta shohin sjelljen e tij “t oksike” si një kër cënim për pasurinë dhe fuqinë e tyre, kështu që ka “shumë gjasa” që ata ta rrëzojnë atë”, thonë ekspertët, shkruan The Sun.

Vlerësimi ka ardhur nga analistët e inteligjencës “Dragonfly”, të cilët parashikuan saktë se Rusia do të pushtonte Ukrainën.

Vlerësimi i tyre është se “ka shumë të ngjarë që Presidenti Putin të mos jetë në pozicionin që është brenda dy viteve të ardhshme”, nëse Perëndimi rrit sanksionet.

Në një konferencë, “Dragonfly” tha se duke pasur parasysh sigurinë rreth Putinit, nuk ka gjasa që një kryengritje e tillë ose një grusht shteti nga sp iunët dhe ush tarët të ketë sukses.

Në vend të kësaj, fati i Putinit qëndron në duart e rrethit të tij të ngushtë prej gjashtë miqsh, të përbërë nga figura ushtarake, sigurie dhe biznesi – “burra të ulur me kostume të papërshtatshme”.

MË TË LEXUARAT

To Top