Rozë

Do e mbajë premtin që i dha Pajtimi? Në BB pritet të krijohet edhe një çift tjetër

Pjesa e tretë e emisionit Big Brother në mbrëmjen e djeshme ka qenë dedikim për Pm dhe Dagz. Dysha u eliminuan nga televotimi i publikut për gjatë javës, që nga e marta deri mbrëmë.

E duan me zemër këtë vend! Arbëri dhe Pajtimi janë gati të heqin dorë nga çmimi i madh për pasaportat shqiptare - Gazeta e Pavarur

Mirëpo, “Vëllai i Madh”, kishte vendosur që t’i vë në siklet dyshen e njohur. Kjo për arsye se, moderatorja Arbana Osmani, hapi një televotim në transmetim live për të votuar publiku që njëri nga Dj-të, të kthehet sërish brenda shtëpisë.

Mirëpo, duke e ditur se ata kanë hyrë bashkë e kundërshtuan rikthimin vetëm. Ndërkohë, Arbana më në fund i bindi se cili do qoftë emri që do dal nga zarfi i televotimit, njëri do rikthehet, kështu ata e mbajtën premtimin dhe u kthye Dj Dagz.

Megjithatë, sot Dagz nuk është ndjerë mirë dhe ka dëshiruar ta lë shtëpinë teksa u pa edhe duke i mbledhur valixhet dhe duke bërë gati gjërat e tjera.

Në vazhdimësi, Dj PM u thirr në dhomën e rrëfimit dhe aty mori vendim që të vazhdojë qëndrimin brenda shtëpisë edhe pse mbrëmë u tha se nëse nuk dëshiron të qëndrojn larg Pm sepse kanë hyrë bashkë dhe i kanë premtuar njëri-tjetrit se do dalin bashkë.

Ndryshe, menjëherë pasi u përmend se Dagz u eliminua, njëra nga banoret e shtëpisë, Einxhel nuk u ndje edhe mirë e cila u përlot, gjë që nuk e kemi parë tek ajo. Pas rikthimit të Dagz, Einxhel po shihet e afruar me të, nuk dihet mbase edhe do krijohet një lidhje e re në Big Brother, pas Donaldit dhe Beatrix.

MË TË LEXUARAT

To Top