Ora verore rikthehet nesër, e diela e fundit e marsit, duke bërë që akrepat të shkojnë një orë para. Kjo do të thotë se do të flemë më pak.
Ndryshimi i orës verore krijon mundësinë të shijohet më shumë dita dhe rrezet e diellit. Si ligj, ndryshimi i orës në Europë u vendos në 1981-shin, duke u rinovuar më pas çdo katër vjet.
Pjesa më e madhe e vendeve të botës nuk e njohin ndryshimin e orës, vetëm 73 prej tyre e bënë këtë vit.
Ka shtete në të cilat ora ndryshon vetëm në një pjesë, si për shembull në Kanada apo SHBA. 69 shtete e kanë hequr ndryshimin e orës, që kanë pasur më parë.