Të reja ngjarje priten të ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipërisë. Një zarf i bardhë ka surprizuar banorët ditën e sotme, të cilët e hapën me padurim për të parë se çfarë shkruhej në të.
Pasi e hapën, ata zbuluan paktin e vënë nga Vëllai i Madh se nëse banorët pranonin të flinin një natë jashtë, një surprizë do vinte për Tanin.
Banorët pranuan menjëherë bastin e vendosur nga Vëllai i Madh. Të shohim sa do e realizojnë dhe çfarë surprize do ketë për Tanin. Nderkohe Luizi ka qënë banori i parë që hoqi litarin. Si pasojë, ai ka shkuar menjëherë në nominim.Ai i tregoi banorëve se e hoqi litarin me qëllim që asnjëri prej tyre mos ta heqë dot, pasi ai që do e heqë do të shkonte në nominim bashkë me të.
Olta ka qënë banorja e dytë pas Luizit që ka vendosur të heqë rripin duke shkuar kështu automatikisht në nominim.
Luizi dhe Olta janë dy të nominuarit deri më tani. Sot është dita e dytë që banorët vazhdojnë sfidën duke qëndruar lidhur me njëri tjetrin.