Rozë

”Do humbasësh edhe Donaldin”/ Balina i kthehet keq Beatriksit: Bëj kujdes sepse…

Komenti i opinionistes së Big Brother VIP, Balina Bodinaku, vuri në pozitë Beatrix Ramosaj duke bërë që ajo të deklarojë se është e gatshme të lërë shtëpinë nëse mendimi i saj dhe i publikut është që loja e saj atje është vetëm Donaldi dhe asgjë tjetër.

Balina Bodinaku u shpreh se ndërsa Donaldi e ka synimin tek fitorja e lojës, ka ardhur momenti që edhe Beatrix të tregojë pse ka hyrë në “Big Brother”.

“Është momenti që Beatrixa të kuptojë qëllimin pse ka hyrë aty brenda se duket sikur s’je e interesuar ndaj lojës, por qëllimi jot është vetëm Donaldi. Dhe po kërkon që Donaldi të bëjë të njëjtën gjë. Me këtë presion që po i vë një marrëdhënieje, rrezikon të humbësh edhe lojën, edhe Donaldin”, i tha Balina.

“Nëse ju dhe publiku mendoni se loja ime është Donaldi unë më mirë iki”, tha Trixa.

“Triksa është shumë tip emocional, e vuan, i mendon shumë gjërat”, tha Donaldi.

Këtu u kujdes Arbana Osmani që të sqarojë edhe një herë banorët se komentet e opinionistëve nuk përfaqësojnë mendimin e publikut, dhe se ata mbajnë përgjegjësi për ato që thonë.

“Që në fillim ka qenë e vështirë për mua, eksperiencë e bukur por e vështirë dhe ndonjëherë kur përjeton shumë gjëra njëkohësisht edhe unë mund të jem ngarkuar me shumë situata dhe padashje nuk e kam menduar gjendjen e Donaldit. Nuk është mërzitje e drejtpërdrejtë nga Donaldi, ka qenë edhe personale nga unë edhe koha e qëndrimit në shtëpi. Nuk doja të ndikoja tek ai, unë e kam në natyrë që e ekzagjeroj në kokën time”, tha Beatrix për lidhjen me Donaldin.

MË TË LEXUARAT

To Top