Rozë

Do i kalojnë këto festa pa të/ Burri i të ndjerës, Hueyda El Saied prek me fjalët: Djali është më i fortë se mua

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied trishtoi miqtë, kolegēt dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani. Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.

Sot, për herë të parë, Thierry rrëfeu gjithçka në “ABC e mëngjesit”, që nga momenti kur Huyeda zbuloi se ishte e sëmurë, si ia thanë të birit deri te gjendja e tij aktuale.

Ai tregoi se vetë Hueyda kishte zgjedhur që ta lufton te sëmundjen, pa e bërë publike, që njerëzit të mos ndienin keqqardhje.

“Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë l uftë e vetme”, tregoi Thierry. I prekur, ai tregoi se i biri, Gabrieli, ka ditur dhe ka kuptuar gjithçka.

“Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte”, u shpreh i përlotur Thierry për “ABC e Mëngjesit”.

Megjithatë, ai shtoi se Gabrieli ishte edhe më i fortë se ai, ndonëse e gjithë situata është një ma kth. “Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qendrojmë të fortë për Hueydën”, tha ai. Po ashtu Thierry falënderoi të gjithë shqiptarët për mesazhet që kanë marrë, ai dhe Gabrieli.

MË TË LEXUARAT

To Top