Rozë

”Do i prish punë Ilirit dhe Donaldit”/ Ermal Mamaqi falenderon Arbana Osmanin: Të martën futem në shtëpinë e ‘Big Brother’

Edhe pse kemi hyrë në muajin e fundit të ‘Big Brother Vip’, kjo ‘sdo të thotë që nuk do të ketë më hyrje të reja në shtëpi.

Reagon Ermal Mamaqi pas kritikave: Ne shqiptarët jemi fantastik... - Gazeta  Express

Të martën që vjen, banori më i ri i shtëpisë do të jetë Ermal Mamaqi, i cili e ka dhënë vetë lajmin pak më parë në rrjetet e tij sociale.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë”, shkruan Mamaqi, duke i bërë tag njëkohësisht Arbana Osmanit. Pra, nga ajo që ka shkruar vetë Ermali, kuptojmë që nuk do të jetë thjesht një vizitë, por do të jetë banor i shtëpisë dhe konkurrenti më i ri.

Nuk e dimë si do e presin banorët e vjetër dikë si Ermali, i cili nëse do të jetë vërtet konkurrent, do t’u prishë planet Ilirit, Donaldit dhe Arjolës, që janë pretendentët kryesorë për ta fituar. Por nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë thjesht një shaka e Ermalit.

Kujtojmë se finalja e ‘Big Brother Vip’ fillimisht ishte programuar më 5 janar, por më pas u shty për datën 18 shkurt me miratimin e banorëve.

MË TË LEXUARAT

To Top