Rozë

”Do jetë edhe Fatjon Kuqari dhe do jenë të mbyllur në vila”/ Olsa Muhameti: Ja kur nis Kepi i Tundimeve

“Kepi i Tundimeve” do të quhet emisioni më i ri që do të vijë në Top Channel. Pas “PërPuthen”, autorja Olsa Muhameti, ka folur për programin e ri që pritet të vijë me mjaft zhurmë duke marrë parasysh që një format i tillë është i ri për publikun shqiptar.

Flet autorja Olsa Muhameti, tregon nëse ka skenarë në Përputhen

“Kepi i Tundimeve” do të ketë 10 konkurrentë të rinj, të cilët do të vendosen në vila në zonën e Kepit të Rodonit.

Menjëherë pas këtij lajmi, publiku është mjaft kurioz që të dijë sa më shumë dhe sigurisht se kur do transmetohet emisioni. Olsa Muhameti së fundmi ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale dhe pak nga pak po i zbulon të dhënat. Ajo ka treguar se “Kepi i Tundimeve” do të fillojë shumë shpejt në korrik dhe paralajmëron fansat të bëhen gati.

Të konfirmuar deri më tani janë vetëm tre prej konkurrentëve: Erjola Doci, Fatjon Kuqari dhe një model i huaj, Gabriele. Sipas zërave programi do të jetë pak a shumë një version shqiptar i “Too H ot to H andle” ose të paktën ideja kryesore.

Kepi i Tundimeve' tashmë e ka një datë, flet Olsa Muhameti

MË TË LEXUARAT

To Top