Rozë

”Do jetë më keq se Përputhen”/ Edhe Fatjoni në ‘Kepin e Tundimeve’, do kenë skena ku nuk përmbahen

Autorja Olsa Muhameti ka zbuluar detaje nga emisioni i saj i ri që pritet të nisë shumë shpejt në ekranin e Top Channel “Kepi i Tundimeve”.

Olsa Muhameti makes the drastic decision regarding Match - Gossip

E ftuar mbrëmjen në “Goca dhe Gra”, Olsa tha se do të ketë personazhe nga “Përputhen”, dhe mes tyre është Fation Kuqari, ndërsa për Atheun tha se nuk ka dijeni. Olsa tha se dy nga 10 personazhet janë edhe Gabrieli dhe Erjola e “She’s on Top”.

“Atdheu nuk e di nëse është. Ka rikthime nga Përputhen, nuk rikthyem, shumë për t’i ndarë produksionet. Janë 7 personazhe tërësisht të ri. Ky është Gabrieli, është i huaj. Është dhe Erjola. Dhe i treti është Fatjoni që vjen nga “Përputhen”. Janë 10 të rinj single. Ky mendoj është më i vështiri nga ato që kam bërë. Xhirimet vazhdojnë”, tha Olsa në “Goca dhe Gra”.

“Kepi i tundimeve” është një program që do të transmetohet së shpejti dhe që do të mbajë audiencën të mbërthyer pas ekranit me surprizat dhe të papriturat që rezervon. Çmimi në fund është individual, pasi siç thotë Olsa, qëllimi i programit nuk është për të bërë çifte, është argëtim. Në fund, çmimin e fiton ai që nuk është tunduar, ai merr 20 mijë euro.

Flet autorja Olsa Muhameti, tregon nëse ka skenarë në Përputhen

MË TË LEXUARAT

To Top