Që prej të martës së 10 janarit, “Big Brother Vip” është kthyer në temën e të gjithëve, më shumë se kurdo herë tjetër.
Pasi produksioni “i plotëfuqishëm” nxorri analizat e Luiz Ejllit në më pak se një orë në 12 të natës, populli të gjithë njëzëri u kthyen kundër tyre duke mos i lënë t’i hidhnin hi syve.
Sot që është dita kur duhet të votojnë ndërmjetë Luizit, Kiarës, Deas dhe Mikelës, për t’i shpëtuar nga eleminimi, disa persona nuk po lejohen ta bëjnë këtë. Ata shprehen se ne asnjërën nga kompanitë telefonike nuk po u lejohet të dërgojnë mesazhe në mbështetje të Luizit.
Po juve ju ka ndodhur diçka e tillë deri më tani? Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e 10 janarit bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.
Luiz Ejlli u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.
Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.
Për pak, Luizi desh nxorri zbuluar produksionin se në fakt i kishte fshehur diçka tepër serioze, që duhet të ishte konstatuar nga testet dhe ekzaminimet e tyre që në fillimet e spektaklit.
Mirëpo, pas disa bisedash në dhomën e rrëfimit, historia e Luizit ndryshoi rrugës, ndërsa përgjigjet e ekzaminimeve të tij dolën brenda një afati kohor prej dy orësh, gjë aspak e llogjikshme dhe e besueshme për një publik të tërë!