Blendi Fevziu, njeriu i udhëtimeve që na ka krijuar idenë sikur e kap paniku nëse qëndron më shumë se dy ditë në të njëjtin vend, ka publikuar në Facebook listën e vendeve që ka vizituar. Udhëtimet e Fevziut janë aq të famshme, sa të gjithë jemi kuriozë të dimë sa vende ka vizituar.
“Sa vende të botës ke vizituar e sa të kanë mbetur ende? Kjo është pyetja që ma bëjnë thuajse përditë e sidomos pas çdo udhëtimi. Që të mos kthej përgjigje individuale, po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende të botës (118 anëtare të OKB-së dhe 12 vende që nuk janë ulur ende atje, si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj,” shkruan ai.
Sipas aplikacioneve të mësipërme, Fevziu ka shkelur në 82.9% të territorit të globit. “Por mbeten ende shumë…pothuajse edhe një herë kaq,” shton ai.
Ky postim i tij na bëri të rikujtojmë se bota është e bukur dhe, mbi të gjitha, që kemi nevojë për disa ditë pushime. Kushdo që po e lexon këtë artikull nga puna, i dërgojmë një përqafim virtual.