Teksa te nsionet mes Turqisë dhe Greqisë sa i përket kufirit detar vijojnë të jenë të larta, shefi i qeverisë së Athinës Kyriakos Mitsotakis, në një shkrim për mediat ndërkombëtare “Le Monde”, “The Times” dhe “Frankufurter Allgemeine Zeitung”, nuk kursen kë rcë nimet ndaj Ankarasë.
Sipas tij, Turqia ka vetëm dy rrugë: ose të bashkëpunojë për të gjetur gjuhën e përbashkët ose të vazhdojë të bëjë agr esorin dhe të paguajë kostot financiare duke aluduar për një izo lim.
” Zgjedhja është e qartë. Turqia mund të bashkëpunojnë dhe të gjejë gjuhën e përbashkët, ose mund të vazhdojë të veprojë si ag resor, duke luajtur lojëra në periferi të Evropës, dhe për të paguar një shumë të konsiderueshme financiare për sjelljen. Mund të zgjedhë nëse Greqia do të jetë një urë apo një pengesë për partneritetin dhe përparimin “, thekson Mitsotakis në shkrimin e tij.
Mitsotakis thekson se retorika turke është e një epoke të kaluar, ku flitet për lu ftë dhe ar miq.
Ankaraja ka ak uzuar prej kohësh Greqinë për ndjekjen e politikave maksimiste në Mesdheun Lindor dhe ka theksuar se pretendimet e saj detare shkelin të drejtat sovrane të Turqisë.