“Too h ot to handle” (shumë se ksi për t’u përballuar) duket se do të vijë në një format shqiptar dhe do të transmetohet këtë verë në Top Channel.
Sipas News31.al, formati i është besuar autores së “Për’Puthen”, Olsa Muhameti. Pjesë e programit do të jenë disa nga beqarët më të njohur nga “Për’Puthen”, raporton News31.al.
Në “Too hot të handle”, prodhim i Netflix, një grup njerëzish beqarë – dhe s eksi – jetojnë në një shtëpi së bashku dhe garojnë për 100,000 dollarë. Rregulli është që ata nuk duhet të kenë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. As puthje, as përqafime, as s e ks. Sa herë që shkelen rregullat, shuma e parave ulet.
Pra, do të shohim beqarët e “Për’Puthen”, por me rroba banjo. Kush ka parë “Too hot to hand le”, do t’i ketë të larta pritshmëritë në shumë drejtime…