Dy shqiptarë kanë dalë para një g jykate gjermane për shkak se akuz ohen për kultivim kan abisi.
“Aktivitetet e pazakonta” në “Haus Bergmann” në Bismarckstrasse kishin tërhequr vëmendjen e policisë nëntorin e kaluar. Në fund, hetuesit zbuluan 1500 bimë kanabis në një ish-hotel. Sipas mediave gjermane të arrestuarit janë 32-vjeçari Erblin S. dhe Eugert Q. 21-vjeç.
Vendimi përfundimtar për ta pritet të merret më 1 qershor. Njëri nga të akuzuarit thuhet se e kishte marrë me qira pronën. Më 1 mars 2021, të akuzuarit thuhet se kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht. Në fund, plantacioni mësohet se është shtrirë në të 48 dhomat e ish-hotelit. Edhe dhoma e “bowlingu-t” në bodrum thuhet se është shndërruar në “kopsht”.
Nëse do të kishte sukses, shqiptarët do të merrnin mbi 125 kg mar iuhanë dhe do të fitonin mbi 1 milion euro.
Kushdo që e njeh skenën e di se “shtëpitë e barit” drejtohen me shpenzime të mëdha. Vaska dhe dheu për bimët, teknologji e gjerë për ndriçimin dhe ajrosjen – e gjithë kjo mund të ketë kushtuar mijëra euro.