Rozë

Do u rrëqethet shpirti/ Këto janë fjalët e fundit të Violeta Manushit: Kam qenë e varfër, po s’kam lypur…

Prej 15 vitesh Violeta Manushi nuk është më, por gjithëçfarë ajo skaliti me pasion dhe përkushtim e ruajnë të pacenuar në kujtesën e gjeneratave atë figurë emblematike të artit skenik shqiptar.

Intervista e rrallë e aktores së madhe, Violeta Manushi- rrëfeu për  emocionet e një jete në skenë - ObserverKult

Edhe sot ajo është po kaq e gjallë, sa ç’ishte kur ngjitej dhe zbriste skenën. Dhuronte emocione dhe merrte kaq shumë mirënjohje përmes duartrokitjesh dhe adhurimit. Rruga deri në panteonin e famës ishte sa e vështirë aq dhe ngadhnjyese.

Por ëndrra di gjithnjë të të rrëfejë rrugën e përjetësisë, dhe Violeta Manushi zgjedhi atë udhë që e çoi deri atje lart nga ku nuk do të mund ta zbresë asnjë stuhi dhe shtjellë e ndryshesave dhe ngulmeve transformuese ku arti skenik ka hyrë.

Sepse ajo është kujtesë, është nostalgji, është çfarë e bën të përgjithmonshme ëndjen dhe adhurimin. Violeta Manushi i përkiste një gjenerate aktorësh, regjisorësh, skenaristësh, kameramanësh, etj, të cilët më shumë se talenti, i transformoi në përmendore pasioni, puna me përkushtim dhe vetmohimi për atë ëndërr, të cilës ata i kishin kushtuar jetën e tyre dhe vetë arti i shpërbleu duke i bërë të përjetshëm.

“Sikurse e shihni, unë jam nisur për udhë, që nuk është e gjatë. Nuk jam pishman që po shkoj, jetova 81 vjet e kusur, për më tepër jetova me nder. Kemi qenë të varfër, por nuk kemi lypur. Kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë”.

Violeta Manushi i tha këto fjalë në orët e fundme të frymës, më 27 korrik 2007. Këto fjalë që nuk do të ishin vetëm të fundit, por kumtim solemn i denjë për epitaf korifejsh, transmeton ‘aktoretshqiptare.info.

Ajo nuk ishte një shenjtore, por gjithçka e përkorë, gjithçka e virtytshme. Gjithçka ngadhnjyese dhe përkushtuese që mbushi jetën e saj ishte e bekura dhe ujdhesë e njeriut të motivuar nga mirësia.

Violeta Manushi, Artiste e Popullit! - Gazeta Vatra

MË TË LEXUARAT

To Top