Beniada është padyshim një nga banoret më pozitive në shtëpi. Mesa duket spektakli i sotëm vërtetoi se edhe ajo nervozohet dhe irr itohet duke shkaktuar edhe “d ëme”.
Pak ditë më parë ajo është revoltuar nga mosfunksionimi i derës së dollapit të saj.
Pasi tentoi ta rregullonte vetë, ky dëmtim u thellua edhe më shumë. Beniada u përpoq të fshihtë edhe “provat” për veprimin e bërë.
“Vëllai i Madh” vendosi ta dë nojë Beniadën duke e detyruar t’i dhurojë banorëve ëmbëlsira, pa mundur t’i konsumojë vetë ato.