Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, janë një nga dyshet më të njohura dhe të pëlqyera të ekranit shqiptar prej thuajse 10 vitesh.
Ndonëse i kemi parë gjithnjë të qeshura në emision dhe rrjetet sociale, edhe Aulona me Fatmën kanë patur konf likte, madje në njërin prej tyre nuk kanë folur për tre ditë.
Këtë histori e tregon Aulona e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora, përballë moderatores Ester Bylyku.
Ester Bylyku: A ka patur ndonjë rast ku ju mund të jeni zënë dhe nuk keni folur me njëra-tjetrën për disa kohë?
Aulona Musta: Nuk jemi kapur nga flokët edhe pse do doja t`ja shkulja ato kaçurrelat e bukura që ka (qesh). Nuk kemi folur për 3-4 ditë, ky ështe maksimumi. Kishim një debat në prapaskenë. Unë jam pak tip acarues e di, por edhe Fatma është acaruese nga ana tjetër. Unë jam tip që dua t’i bëj gjërat shpejt, ndërsa Fatma e kundërta. Ishim një ditë gati për xhirime në një spektakël ku do të këndonim. Unë i thoja shpejt, ndërsa ajo vazhdonte të bënte foto. E mora i thash hajde, ajo tha: ‘Ik vet, se më çmende’. Vajtëm në zyrë dhe nuk folëm fare, dhe pas tre ditësh pamë njëra tjetrën dhe thjesht qeshëm.