Rozë

Dojna Mema u bë nënë, Einxhel i bën urim zemre: Na prisni te parku i lojërave

Këtë fundjavë që lamë pas moderatorja Dojna Mema dhe artisti Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë, ndërsa ndanë videon e parë me djalin e tyre, Nolan Sol Sata.

Çifti ka marrë urime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, por nuk kanë munguar edhe personazhet e famshëm të showbizit.

Duke shpërndarë videon e Dojnës, “E lumtur që një vajzë me karaktetin tënd lùftarak dhe rebel ka sjellë në jetë një djalë, që do t’i mësojë se shumë t’i dojë vajzat e forta si ty.

Dua t’ju uroj ditët më të ndritura për copëzën tuaj më të çmumar. Mirëserdhe Nolan! Na prisni te parku i lojërave”, shkruan Einxhel.

Çifti më i dashur i “BBVIP”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi moderatorja ironizoi mediat që raportuan se ishte në një pritje të ëmbël ajo e konfirmoi për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.

Dyshja kanë folur së fundmi në një intervistë ekskluzive për “Pushime On Top” se si e kanë pritur lajmin e shtatëzanisë dhe reagimi i prindërve të çiftit kur morën vesh se do të bëhen gjyshër.

MË TË LEXUARAT

To Top