Në Bënjën e Përmetit ka shkuar edhe Dojna Mema, dhe jo më kot. Dojna e ka edhe djalë xhaxhai Marin Memën.
Nëpërmjet një videoje të postuar në Instastory, moderatorja mjaft e dashur për publikun shqiptar ka treguar se vuan nga reumatizma që 15 vjeçe dhe pikërisht kjo e ka shtyrë të vizitojë Bënjën e Përmetit, ku ndodhen katër burime termale, mes tyre njëri që trajton problemet e reumatizmës.
“Kam që 15 vjeç me këtë historinë e reumatizmës”, thotë Dojna. Reumatizma është një proces inflamator i indeve të kyçeve. Procesi reumatizmal zhvillohet në enët e vogla të gj akut që dëmtohen dhe lëshojnë në inde kripëra minerale dhe lëngje proteinash.