Të premten nga shtëpia e Big Brother VIP u eleminuan dyshja DJ Dagz dhe PM, si më pak të votuarit nga publiku.
Megjithatë për ta u hap edhe një televotim, ku publikut nga shtëpi iu kërkua të votonte për të rikthyer njërin prej tyre në shtëpi, i cili në rastin konkret rezultoi Dagz.
Mes shumë vështirësive për t’u rikthyer i vetëm, DJ Dagz e vazhdoi qëndrimin brenda në shtëpi gjersa në rrjetet sociale pati komente të shumta mbi daljen e tyre.
Një prej personave që ka reaguar ka qenë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila në një postim të bërë në InstaStory, ka ngritur pikëpyetjen ndaj BBV se si ka mundësi që dy nga banorët më të pëlqyer të publikut dolën.