Rozë

Doli kundër lidhjeve burrë me burrë, Luizi kërkon falje: Ishte deklaratë e pamenduar

Pak ditë më parë Luizi u shpreh kundër LGBT dhe martesave të së njëjtës gjini. Ai tha se nuk i duket aspak normale të shohë dy njerëz të së njëjtës gjini të puthen në rrugë dhe nuk do dijë si t’ua shpjegojë fëmijëve.

U shpreh kundër LGBT, Luizi kërkon falje publikisht

Mbrëmjen e sotme në “Prime” Luizi kërkoi falje për deklatatën e tij duke e quajtur “të pamenduar”. Këngëtari tha se atë ditë foli pa menduar mirë, duke shtuar se nëse në “Big Brother VIP” do të bëhej pjesë një person i këtij komuniteti, ai do e trajtonte në mënyrë të barabartë.

“Unë isha pjesë e panelit kur folëm për të drejtat e njeriut. Duke e menduar, unë nuk jam askush të mendoj është e drejtë apo e gabuar, orientimi seksual i një personi. Nëse është fyer dikush, kërkoj ndjesë.

Ndihem keq që ndonjëherë shprehem pa u menduar. Nuk ka qenë ky qëllimi. I kërkoj ndjesë të gjithëve. U ndjeva shume ne siklet dhe po mendoja po te vinte nje qe i perket atij komuniteti, do e prisja njejte sic kam prit Kiaren, njejte sic kam pritur maestron pas asnje lloj ndryshimi”, u shpreh Luizi.

U shpreh kundër LGBT, Luizi kërkon falje publikisht

MË TË LEXUARAT

To Top