Rozë

Doli në televizor të gjejë burrë, kjo është jeta e vajzës shqiptare që tha jam e vi rgjër/ Ka jetuar në Bukuresht sepse kishte…

Pas përjashtimit të Shqipe Hysenajt dhe largimit të Fjorela Petos, te “Përputhen” në programin e njohjeve me djem hynë dy vajza të reja. Më parë u prezantua Ana Kauri, ndërsa pas saj Sindi Loçi, 22-vjeçarja nga Tirana.

Prej katër vitesh Sindi ka jetuar në Bukuresht, sepse ka studiuar atje dhe hyrjen në studio vendosi ta bënte duke i rënë violinës. 22-vjeçarja tha se kishte vendosur të vinte në këtë emision për të ndjerë një emocion që nuk e kishte njohur më herët.

Nisur nga kjo, Sindi pranoi publikisht se nuk kishte pasur kurrë lidhje inti me me meshkujt dhe se ishte e vir gjër. Kjo kishte ardhur nga egoja e saj për të arritur sa më lart në karrierë dhe për t’iu fokusuar studimeve.

“I kam ndrydhur ndjenjat deri tani, sepse doja të fokusohesha te studimet. Kam pasur flirte, por nuk kam lejuar që situata të shkojë deri te lidhja”, u shpreh ajo.

22-vjeçarja Sindi Loci teksa prezantonte veten e saj, me jetën dhe studimet si muzikante në Bukuresht, tha se ishte e lumtur që kërkonte dashurinë në një emision televiziv. “Është për t’u vlerësuar,”- thanë dy prej djemve. Ndërsa ata hasën me kundërreagimin e vajzave, që thanë se kjo ishte t urp të thuhej nga djemtë.

MË TË LEXUARAT

To Top