Graciano largohet nga emisioni “Për’Puthen”. Ky vendim erdhi pasi vajzat thanë se e shikojnë djalin si një mik të mirë, por jo si partnerin e tyre të ardhshëm. Fjorela tha se nuk dëshiron që të ketë në krahë një djalë bise* sual, duke shtuar se nuk ka asgjë personale me Gracianon.
Ana u shpreh se nuk e ka problem faktin, se djali ka or ientim të kundërt, por vendimi i saj lidhet me deklaratën e bërë nga ai, ku tregoi se ka shkuar me meshkuj në këmbim të parave.
Ndërsa Tea, tha se nuk i ka aspak problem deklaratat e thëna dhe të shkuarën e Gracianos, por tregoi se mes tyre në takim nuk kishte flirt.
Fjorela: Unë nuk e shoh si partner Gracianon.
Ana: Unë doja të ndalesha tek deklarata që ai dha dje. Unë nuk e konceptoj dot që të kem parter që ka bërë atë rrugë. Nga ana tjetër nuk më prish punë që ai është bi, do ta shihja për partner, pas deklaratës së djeshme vendosa se jo.
Tea: Gjatë takimit kemi biseduar shumë lirshëm me njëri-tjetrin, por nuk kemi fl irtuar. Unë do të vijoj ta kem një shok shumë të mirë, por jo si partner.