Marisi nuk i kurseu pyetjet në takimin që realizoi me Fjorelën. Njëra prej tyre u komentua shumë nga vajzat e programit.
Marisi e pyeti Fjorelën se sa të dashura ka pasur më parë, por kjo gjë nuk u prit mirë nga Fjorela, e cila parapëlqeu të mos përgjigjet.
Ndërsa fjalën në studio fillimisht e mori Tea, e cila vuri me “shpatulla pas muri” Marisin, duke i kërkuar “llogari” s’e çfarë do të ndryshonte nëse ajo do të kishte shumë marrëdhënie.
Ndërsa edhe Shqipja me Anën ndanë po të njëjtën mendim. Fjorela u shpreh se pyetja e Marisit iu duk e pavend dhe ajo nuk do të dëshironte të përgjigjej edhe sikur në të kaluarën të ketë pasur 100 lidhje.
Marisi nuk kishte ndonjë kundërpërgjigje, por “gishtin e fajit” ia drejtoi emocioneve.