Herion Mustafaraj, i cili qëndori për pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother” ka vendosur një bast, sipas të cilit asnjë artist nuk do ta fitojë çmimin e madh.
Herioni, i mbetur në kujtesën e të gjithë shqitarëve me rolin ikonik të “Beni ecën vet”, thotë se çmimin e madh do ta fitojë Kiara.
Ja çfarë shkruan ai në Facebook. “Kam prerë një ba st me gjithë personazhet e BB kur isha brenda në shtëpi. U thashë që “Asnjë artist nuk e fiton këtë BB”. Kur them asnjë artist nga banorët, përfshij dhe këngëtarët.
Sot them që Kiara Tito e fiton, e kush të dojë nga miqtë të vërë bast këtu me emrin e atij ose asaj nga banorët që mendojnë.
Basti është i thjeshtë: Detyrimi i një dreke ndaj fituesit përpara kamerave televizive për një post reality shoë pas BB. Me respekt për gjithë banorët e ndjekësit e këtij shou.
Basti im është për … Kiara Titon. (Do jenë më funksionale video-mesazhet në këtë postim për prezantim të idesë si një Post BBvip2 shou).