Arbër Sulstarova përfundoi sot rrugëtimin e tij në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’. Në intervistën e tij të parë pas daljes ai deklaroi se raporti i krijuar me Ilirin mund ta ketë pen alizuar.
‘’Mendoj se kam penalizuar nga fakti që u lokalizova me Ilirin. Por nuk kam asnjë peng nga ky fakt, mua më kanë lidhur mendimet me të. Kam fituar një mik të mirë’’,- tha ai.
Gjithashtu ai shtoi se hyrja me vonesë ka sjellë vështirësinë për tu përfshirë në rrjedhën e lojës.
‘’Aty gjithçka është ndryshe, ka shumë ngjyra, shumë ngjarje. Ne hymë me vonesë dhe duhet të krijonim shumë dinamika. Rrjeta tashmë ishte krijuar dhe nuk të lejonte të depërtoje’’,- u shpreh ai.