Konkurrenti i “Përputhen”, Graciano në puntatën e fundit kishte dalë në një takim me Tean. Gjatë takimi, Graciano tregoi detaje nga e kaluara e tij me meshkujt.
Ai tha se e gjitha ka nisur kur ka qenë 18-vjeç dhe gjendej i vetëm në Evropë. Graciano u shpreh se vështirësitë financiare e shtynë që të bëhej i treti në çifte të martuara në këmbim të parave.
I pyetur nga Tea në takim, nëse do të dëshironte të kishte prapë ma rrëd hënie me meshkujt, Graciano u shpreh se jo, por shtoi se nëse do të gjendej në situatë të vështirë, do ta bënte përsëri.
Ndër të tjera, Graciano tha se pas deklaratës së para pak javëve në studio, atij i kanë vërshuar qindra mesazhe nga meshkuj që i kërkonin marr ëd hë nie. “Jam habitur dhe thashë me vete sa paska Shqipëria”, tha Graciano.
“Realisht po të ndodhem në një situatë të vështirë, kur të iki në Evropë do të shkoj. Pas deklaratës time më kanë shkruar shumë persona për këtë gjëra dhe jam habitur kam thënë sa paska dhe Shqipëria”, tha Graciano.