Karakteri i Shqipes gjithmonë është komentuar në studion e “PërPuthen” dhe nga publiku jashtë ekranit.
Ata e kanë cilësuar si “vul lkan” dhe shpër thimet e saj janë parë edhe gjatë episodeve të krijuara në studio. Ndërkohë, të gjithë këtë sjellje të Shqipes gjatë këtyre javëve, opinionisti Arjan Konomi e perceptoi si xhelozi. Ai tha se Shqipja e pëlqeu Andin për sytë e bukur, por më pas zgjodhi në takim Andrean.
Nga krahu tjetër, Arjani tha se Andi doli në takim me Tean dhe historia dihet. Kjo gjë sipas tij ka zgjuar xhelozinë e Shqipes. Nga krahu tjetër, Shqipja tha se nuk dëshiron të shprehet dhe se nga tani e tutje do të flasë vetëm me vepra.
Arjan Konomi: Unë vë re një xhelozi femërore. Pse? E argumentoj këtë gjë. Kemi emisionin e parë. ajo zgjedh Andin i pëlqen sytë e saj. Ajo pa kuptuar zgjedh Adrean në takim. Andi ndërkohë zgjedh Tean dhe takimet e tyre mallëngjejnë, Kosovë-Shqipëri-Maqedoni. Por tani që ka arritur që sallamin ta ketë me vete, pritet të shohim si do jetë takimi i tyre.
Shqipja: Kjo që the m’u duk shumë vul gare. Por nejse, unë nuk shprehem më, do të flas vetëm me vepra.