Ivanka Trump planifikon të marrë pjesë në betimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden javën e ardhshme në një përpjekje për të shpëtuar karrierën e saj politike.
Presidenti në largim i SHBA, Donald Trump i cili ka qëndruar i fshehur brenda Shtëpisë së Bardhë që nga gru shti i dës htuar i Kapitolit, nuk e ka pritur dhe aq mirë vendimin e vajzës së tij. Demokrati Biden do të bëhet zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara në 20 Janar, dhe Trump ka njoftuar tashmë se nuk do të marrë pjesë në betimin e Biden.
Ivanka shpreson që një paraqitje në inaugurim do të bëjë që të sigurojë mbështetje në karrierën e saj politike. 39-vjeçarja ka shërbyer si këshilltare e babait të saj, gjatë kohës që ishte në detyrë.