Sabiani u bë një nga banorët më të dashur për publikun në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këngëtari u dallua për humorin e tij, një anë e karakterit që publiku e njihte shumë pak. Të premten, ai ishte i eliminuari i radhës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri teksa ishte i ftuar në “Fan Club” ku ka folur rreth eksperiencës së tij dhe shumë të pathënave.
Mes të tjerash Sabiani u pyet nëse ka ndodhur diçka intime mes Beatrix dhe Donaldit , përtej puthjes. “100% jo. I kemi pasur dhe krevatet bashkë, plus nuk janë mundësitë aty”, u shpreh Sabiani. Kjo temë është diskutuar sot në “Fan Club Big Brother VIP”, ku gazetarja Iva Tiço tha: “Ne filluam të diskutonim kur pamë lëvizjet nën batanije”.
Edhe në rrjet përgjatë këtyre ditëve është përfolur se Beatrixi dhe Donaldi kanë kryer marrëdhënie se******e brenda shtëpisë. Shkak i këtyre aludimeve, janë bërë disa lëvizje të dyshimta nën batanije. Nder te tjera, Sabiani foli edhe per gjerat e tjera ne aventuren e tij ne ‘BBV’ tha se Ilirin do ta mbështesë deri në momentin që do dalë nga shtëpia.
“Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain”, tha Sabiani.
Këngëtari shtoi se nuk kishte pretenduar ndonjëherë për çmimin e madh, por nëse do e kishte fituar, do e kishte dhuruar pjesën më të madhe për bamirësi. “Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do e fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do e ndaja me Ilirin. Me profesionin që kemi edhe i bëjmë ato 100 mijë euro”, u shpreh Sabiani.
Largimi i Sabianit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka trishtuar personazhet VIP. Aq me teper Ilirin, i cili i ka qendruar me afer brenda BB. Kujtojmë që Sabiani është votuar edhe më herët nga publiku për të dalë nga shtëpia.Por, ai kishte një “biletë kthimi”, që bëri që ai të qëndronte në shtëpi edhe disa javë të tjera.