Rozë

Donaldi e la për Beatrix/ Bora Zemani publikon foton me ‘dashurinë e jetës’: Opionistja ime

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel. Bora Zemaini prej disa mujash është në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të përfshirjes në trekëndëshin e krijuar me aktorin, Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj. Mirëpo, pavarësisht gjithçka, Bora vazhdon me përditshmërinë e saj.

Ajo drejton çdo ditë emisionin e saj dhe është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka postuar në Instagram një foto me nënën e saj, të cilën e ka konsideruar opinionisten e jetës. “Me opinionisten e jetes sime”, ka shkruar Bora krahas fotos.

Bora Zemani po e ka të pamundur të mos jetë në qendër të vëmendjes. Me apo pa dashje moderatorja shqiptare çdo ditë zë vend në hapësirat e mediave rozë.

Por javëve të fundit ajo ka qenë top personazhi më i komentuar, e krejt kjo për shkak të puthjes që shkëmbyen me Donaldin e më pas edhe historisë së famshmë të dashurisë mes Trixes dhe ish të dashurit të saj.

Me këtë rast Bora ka përfituar akoma më shumë dashurinë e publikut të cilën e kanë dashur edhe kur ishte këngëtare.

Së fundmi një faqe nga fansat e Borës kanë publikuar një video në të cilën moderatorja këndon në gjuhën angleze.

MË TË LEXUARAT

To Top