Donaldi feston dje ditëlindjen dhe nëse mendoni se ka munguar një urim nga Bora e keni shumë gabim! Dyshja janë rikthyer dhe duket se pak nga pak po fillojnë ta pranojnë hapur.
Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një video krahas së cilës ka shkruar “Urime, urime” shoqëruar me gota shampanje. Të gjithë e kanë parë si dedikim për partnerin e saj.
Nga ana tjetër Donaldi publikoi sot këngën “Hesht”, e cila përflitet si dedikim për Borën dhe periudhën kur ishin të ndarë.