Rozë

Donaldi gati sa nuk qau, po i mungon shumë Beatrix: Ajo është kënga jonë, më mungon shumë

Duket se aktori, Donald Veshaj, po e ndjen shumë mungesën e këngëtares, por njëkohesisht edhe ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Beatrix Ramosaj.

Sot banorët e kishin mundësinë të përshëndesnin me një këngë personin e tyre të zemrës dhe Donaldi ka zgjedhur një këngë që i dedikohet vetëm Trixës dhe atij. Kënga titullohet “Fire on fire” të këngëtarit të njohur, Sam Smith.

Donaldi tregon që kjo është kënga e tyre ndërsa më vonë u shpreh se e do shumë Beatrixën.

“Do doja që ta përshëndesja Trixa-n me “Fire on fire” të Sam Smith, është kënga jonë. I them që më mungon shumë dhe e dua shumë. Dhe i them që të mos më japë karton të verdhë se kartonin e parë të verdhë ma dha ditën e premte”, u shpreh Donaldi.

Në ditët e fundit brenda shtëpisë, banorët po vazhdojnë të bëjnë lojëra të ndryshme të vendosura nga “Vëllai i madh”. Kujtojmë se Donaldi, duke rrëfyer eksperiencat dhe momentet më të bukura që ka përjetuar gjatë katër muajve në shtëpi, përmendi edhe puthjen e parë që shkëmbeu me Beatrix Ramosaj.

“Kam patur pafund, ishte puthja e parë me Trixën, ardhja e Romeos me parashutë, dhe emocionin që do ta quaja të veçantë, nga kushtet dhe mënyra se si erdhi ishte shitja e pikturës, për mua ka qenë emocioni më i fortë këtu brenda, ai është emocion që nuk përsëritet”, ka thënë Donaldi ndër tjera.

MË TË LEXUARAT

To Top