Një video e trajnerit të jogas, Klodian Murati, u bë virale në rrjetet sociale ditët e fundit.
Teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ai po demonstronte disa pozicione të jogas dhe një moment ai rrëzohet dhe ai u shpreh se e bëri kastile. Nuk u desh shumë kohë dhe sidomos në ‘TikTok’ u rikrijuan mjaft video duke përdorur ‘soundin viral’ dhe ndër to ishte dhe aktori Donald Veshaj.
Por mesa duket, Klodiani nuk e paska marrë aspak me sportivitet këtë situatë pasi ka reaguar në një postim mjaft i irrituar.
“Donald bishti mos tento ta provosh këtë prej vërteti sepse do të thyhen krahët, këmbët dhe dhëmbët që i ke të vënë”- shkruante ai.
Video gjithsesi u fshi shpejt por nuk vonoi një përgjigje nga ana e vetë Donaldit. Ai e ka marrë situatën me mjaft pozitivitet dhe i thotë që thjesht ishte një video funny.
“E shikon që të motivova. Asgjë personale. Ishte thjesht një video ‘funny’. Të uroj gjithë të mirat. Mua ma zbukurove ditën”- u shpreh Donaldi.