Për Donaldin e mësuam që i dërgoi lule Trixës nëpërmjet Romeos, ndërsa disa prej jush kanë pyetur veten ç’u bë me Bora Zemanin?
E vuajti ajo “vetminë” këtë Shën Valentin, pas ndarjes publike me konkurrentin e “BBV”? Duket se jo! Të festosh për Shën Valentin s’do të thotë të dalësh vetëm me partnerin/partneren, por me këdo që mbush zemrën tënde!
Kush ia mbushi zemrën mbrëmë moderatores? Mikeshat e saj! Mbrëmë për Borën ishte “Girs night out” (me siguri edhe për shumë prej jush).
Bora ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa shkrepje me shoqet, duke treguar se ato ishin Shën Valentini i saj. Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë dy emrat më të komentuar së fundmi që nga hyrja e Borës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ku shkëmbeu një puthje me aktorin e humorit.
Së fundmi, shkak është bërë veshja që Bora Zemani kishte veshur gjatë moderimit të saj mbrëmjen e djeshme në “Përputhen PRIME”. Ajo mbante veshur një palë pantallona me gurë dhe një xhaketë e cila ishte e mbuluar po ashtu nga gurë me xixa, një look i cili ishte frymëzuar nga aktorja e njohur ndërkombëtare Zendaya, në një nga paraqitjet e saj për tapetin e kuq.
Ndjekësit kanë aluduar që kjo veshje lidhet me ish të dashurin e saj Donald Veshaj, për shkak se Zendaya është e lidhur me Tom Holland, aktorin që luan “Spiderman”-in, një personazh, preferencën për të cilin, Donaldi e ka shprehur që në fillim të formatit.
Kjo gjë është pikatur gjithashtu nga Olti Curri, i cili ka shpjeguar në një “story” këtë hipotëze.
“U postua një foto nga Bora duke vesur të njejtën veshje si Zenday e cila në filmin e Spiderman ka luajtur rolin e të dashurës së Spiderman. Spiderman dihet që është filmi i preferuar i Donaldit. Nga ana tjetër kur kishte ditëlindjen Bora, Donaldit në shtëpi i shkoi një parashutë me fotografinë e Spiderman dhe MJ duke u puthu dhe një tjetër ku shkruhej “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret” bashkë me datën 9 janar.”