Para se Ilir Shaqiri të fitonte Big Brother VIP dhe Donald Veshaj të largohej nga spektakli me mëri ndaj moderatores dhe motrave Hoxha, pasardhësve të medias në fjalë, Beatrix Ramosaj e surprizoi me një performancë live ku këndoi këngën ‘Wicked Game’.
Kënga anglisht dukej se ishte një mesazh ndaj aktorit. U duk sikur Beatrix në qendër të thelbit të këngës vendoste dashurinë e saj me aktorin duke e cilësuar si një ‘lojë të ligë’ ashtu siç përkthehet edhe titulli i këngës që këndoi Trixa.
Kënga flet për një lojë të keqe që po luhet si dhe flet për botën e cila ja ka thyer dhe zemrën duke theksuar se nuk do të bie më në dashuri pasi nuk ka menduar se do të humbiste një person si ai.
Performancën e saj në finalen e BBV, trixa e ka hedhur në Instagram duke e shoqëruar me emoji Love letter. edhe kjo duket si një mesazh i koduar pasi para pak finales së BBV, vëllai i Triksës,
Alban Ramosaj, publikoi këngën e tij ‘Love letter’ ose në shqip letër dashurie, Kënga është publikuar në versionin audio me tekst, ndërsa ajo që bie në sy dhe vesh janë frazat e ndjera të dashurisë së përdorur në tekst.