Pasi Beatrix Ramosaj konfiromi ndarjen nga aktori Donald Veshaj, ka ardhur edhe reagimi nga ky i fundit.
Aktori i humorit ka fshirë Ramosajn nga lista e ndjekësve të tij duke ia kthyer kështu “me të njejtën monedhë” këngëtares, pasi kjo e fundit e i bëri unfollow atij dhe vëllait të tij binjak.
Gjithashtu ish-çifti kanë fshirë të gjitha fotot dhe videot që kishin në Instagramin e tyre ku shfaqeshin me njëri-tjetrin. Ndërsa këngëtarja ka lënë në profilin e saj vetëm postimin e këngës “Faj”, të cilën ia dedikoi aktorit.
Kujtojmë se pak minuta më parë këngëtarja postoi një status ku pohonte ndarjen nga aktori duke theksuar se “e ka fajsuar për humbjen në BBV”. Megjithatë pak momente pas publikimit Beatrix e ka fshirë nga profili i saj foton, e cila është ruajtur nga ndjekësit.
“Përshëndetje yjet më të bukur! Besoj që gjithë nga ju e kani parë storyn tim të fundit në Instagram, dhe Po, u ndava nga Donald Veshaj. Shumica nga ju më gjykuat, më keni sharë, ofenduar, por nuk e kuptuat se çfarë ka ndierë kjo vajzë e pafajshme, e cila nuk e ndau askënd nga askush por vetëm dashuroi. Nuk e pata përkrahjen e juaj, unë luftova për dashurinë, por ai që dashurova më tha “humbjen e kam nga ty”… Unë besoj që të gjithë ju morët atë që dëshiruat, shpresoj që me kalimin e kohës do e shihni se kë person përkrahët dhe kë person gjykuat. Dashuri dhe mirësi për ju”, shkruhet në storyn e publikuar.