Ermal Mamaqi ka trazuar rrjetin teksa ka bërë një batutë ku u përmend Bora Zemani. Kjo gjë duket se nuk është pritur mirë nga Beatrix, e cila ishte prekur nga shakaja. Arbana Osmani u shpreh se ajo refuzuar të shkojë në studio dhe në darkën me Donaldin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Lidhur me këtë lajm, Donaldi u shpreh shumë i habitur nga reagimi i Beatrix. ku ai tha se e ka marrë të gjithën si shaka.
“Nuk mund ta besoj. Jam i habitur dhe i mërzitur që ajo është mërzitur. Unë kështu natyre jam dhe nuk mund të largohesha. Unë kisha dhe shumë batuta të tjera por nuk i thash sepse ishin kamerat. E gjitha ishte në kontekst shakaje. Jam i mërzitur që Trixa është prekur dhe më vjen inat që nuk mund të bëjë asgjë për të dhe nuk mund të flasë me të. Kjo gjë po merr përmasa shumë të mëdha dhe nuk e kuptoj pse. Unë nuk e hapa bisedën, e hapën të tjerët unë thjesht u gjenda aty.”- u shpreh Donaldi.
Ndërkohë, reagime ka patur dhe nga ish-banorët. Shumë prej tyre janë shprehur se mbështesin Donaldin dhe mendojnë që Trixa nuk ka arsye për t’u mërzitur.
Nga ana tjetër, banorë si Antonela dhe Meridiani e kanë kuptuar ndjeshmërinë e Trixës, duke thënë se e mbështesin për mënyrën se si e ka interpretuar këtë situatë.