Ushqime

Doni të jetoni gjatë dhe pa sëmundje? Epo ja tek e keni kurën, u duhen vetëm vaj ulliri dhe fiq të thatë

Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat që vijnë nga një kurë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme. Bëhet fjalë për përzierjen e vajit ekstra të v ir gjër të ullirit me fiqtë e thatë.

Fiq të thatë dhe vaj ulliri, ja si të eliminoni bakteret e rrezikshme nga  stomaku - Bota Sot

Kjo kurë 100% natyrale këshillohet të konsumohet kundër sëmundjeve dhe problemeve. Problemet Shëndetësore që Trajton Kura me Fiq të Thatë
Konstipacion,
Hem orroidet,
Problemet me stomakun,
Anemi,
Kolesterol të lartë,
Bronshit,
Azmë,
Probleme me fertilitetin

Vlerat Shëndetësore Të Fiqve Të Thatë
Fiqtë, të thatë dhe të freskët kanë efekt laksativ në organizëm sepse janë shumë të pasur me fibër dietike. Këto fruta janë shumë efikasë për rënien në peshë.

Fiqtë janë një alternativë e shkëlqyer për trajtimet terapeutike të njerëzve që janë alergjikë ndaj produkteve të bulmetit.

Këto fruta janë një burimet më të pasura bimore të kalçiumit. Fiqtë e thatë janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.

Fiqtë janë të mirë edhe për njerëzit që vuajnë nga veshkat. Nëse keni gurë në veshka, zieni 6 fiq të thatë dhe konsumoni lëngun çdo ditë për një muaj.

Prania e vitaminës C tek fiqtë zbardh lëkurën e fytyrës dhe i jep asaj shkëlqim dhe shëndet. Fiqtë janë të këshillueshëm edhe për problemet me gjumin sepse përmbajnë tryptophan.

Receta e Fiqve Me Vaj Ulliri
40 fiq të thatë

Vaj ulliri (aq sa për të mbuluar fiqtë që do të futen në kavanoz)

Kavanoz qelqi

Përgatitja:
Futini fiqtë në një kavanoz qelqi dhe mbusheni me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun dhe lëreni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët për 40 ditë.

Gjatë këtyre ditëve, fiqtë do të përthithin vajin e ullirit.

Konsumoni nga një fik në ditë përpara njërit nga vakteve më kryesore, dhe pse rekomandohet që të konsumohet në mëngjes.

MË TË LEXUARAT

To Top