Një ide origjinale, kishte një çift në Britani. Që të dy, burrë e grua, zgjodhën të vishnin… të njëjtin fustan nusërie. Keni lexuar drejt. Ian Newman, 53 vjeç, vendosi të veshë të njëjtin fustan nusërie si gruaja e tij në ditën e dasmës.
Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, burri dhe gruaja kanë veshur të njëjtin fustan nuseje pa rripa, ndërsa siç kanë treguar, kishin shkuar së bashku për të zgjedhur fustanet e nusërisë.
Për 2 vitet e fundit Ian është veshur pothuajse ekskluzivisht me veshje femrash. Në thelb, do të dukej e çuditshme ta shihje atë me pantallona dhe këmishë.
“Do të dukej sikur nuk ishte ai”, tha e shoqja, Emma Speer Newman. “Megjithatë, ne kemi stile krejtësisht të ndryshme dhe nuk e kisha menduar kurrë se mund të vishnim të njëjtin fustan nusërie”, shtoi ajo.
Çifti u njohën 2 vite më parë dhe Ian i tregoi Emës se në takimin e dytë do të vishej me rroba femrash.Dhe kjo histori vazhdoi deri ditën e dasmës ku çifti shkoi e zgjodhi fustan të njëjtë.
Të ftuarit në dasmë, ndonëse kanë mbetur të shtangur nga hyrja e dhëndrit me fustanin e nusërisë, e kapërdinë me të qeshura dhe e shijuan martesën e veçantë.