Leximi

Donte ta nxirrte jashtë pronari i shtëpisë se nuk kishte burrë, 49-vjeçarja martohet me macen

Një grua është martuar me macen e saj të përkëdhelur në një ceremoni civile për të parandaluar pronarin e saj që ta detyrojë atë të heqë qafe kafshën.

Deborah Hodge, 49, ka thënë se gjatë viteve asaj i është dashur të strehojë tre kafshë për shkak se pronarët nuk i lejojnë kafshët shtëpiake brenda shtëpive të tyre. Deborah u merzit kur mori vesh se pronari donte të hiqte qafe macen 5-vjeçare India.

Si rezultat, Deborah është martuar me shoqen e saj me gëzof për t’i treguar pronarit të saj se sa e përkushtuar është ndaj kafshës së saj. Dyshja u martuan në një ceremoni javën e kaluar me Deborah të veshur me smoking dhe Indinë e veshur me lame floriri.Ceremonia u drejtua nga një shoqe e cila është shuguruar ligjërisht, ndërsa miqtë e Deborah-së e shikonin nga një park në jug-lindje të Londrës dhe India mjaullinte e saj përmes betimeve.

India humbi njërën nga këmbët e saj në vitin 2020. Deborah shpreson që tani ata janë të martuar, pronari i saj do të shohë se sa e rëndësishme është që çifti të qëndrojnë së bashku.Ajo tha: “Unë nuk kisha asgjë për të humbur dhe gjithçka për të fituar, kështu që u martova me macen time! Unë recitova betimet nën univers se askush nuk do ta shqyejë veten dhe Indinë. Kam vendosur qëllimin tim që nuk do të ndahem kurrë nga kafsha që adhuroj. Nuk mund të jem pa Indinë.Ajo është me të vërtetë një sensacion, është kaq miqësore dhe e mahnitshme.

Ajo është në thelb gjëja më e rëndësishme në jetën time pas fëmijëve të mi. Duke u martuar me Indinë, kam nevojë që çdo pronar i ardhshëm të dijë se ne vijmë si një paketë dhe nuk mund të ndahemi në asnjë rrethanë pasi ajo është po aq e rëndësishme për mua sa fëmijët. Unë refuzoj të ndahem me të. Më mirë do të jetoj në rrugë sesa të jem pa të.

MË TË LEXUARAT

To Top